Paralajmërime të forta kanë ardhur nga Bashkimi Europian lidhur me luftën tregtare mes Unionit dhe Shteteve të Bashkuara. Më saktësisht, është Antonio Costa i cili beson se nga kjo luftë të gjitha palët do të ndikohen. Në një intervistë të dhënë për Euronews, presidenti i Këshillit të Europës, u shpreh se Bashkimi Europian duhet të marrë masa dhe për këtë arsye duhet të mbajë një qëndrim të fortë ndaj tarifave reciproke të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me këtë të fundit i cili nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim. “Shtetet e Bashkuara po gabojnë duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik, si për ta, ashtu dhe për Europën dhe mbarë botën”, ngreu shqetësimin presidenti Costa.
Presidenti i Këshillit Europian u ndal dhe tek efektet që pritet të sjellin këto tarifa, duke u përpjekur të “zgjojë” Trump për atë çfarë e pret.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje të negociueshme. Tarifat nënkuptojnë taksa. Taksat që konsumatorët amerikanë do të paguajnë ashtu sikurse kompanitë. Nuk do të ishte gjë e mirë për amerikanët, sikurse do të dukej po keq dhe për europianët”, shtoi më tej Costa duke theksuar se hyrja në një luftë tarifash nuk cilësohet për askënd si rruga më e mirë. Costa njoftoi se për këto arsye, Bashkimi Europian do ti përgigjet në një mënyrë të tillë që të gjendjet një kompromis i kënaqshëm që të zgjidh njëherë e mirë këto konflikte, në interes të përbashkës mes Amerikës dhe Europës dhe për ekonomitë e tyre.