Site icon Tetova Expres

Pallati i kulturës në ZHelinë përfundon para zgjedhjeve lokale (video)

Komuna e Zhelinës planifikon që të aplikojë në thirrjen e qeverisë për mbështetje të projekteve infrastrukturore për fazën e dytë të pallatit të kulturës. Faza e parë ka përfunduar para dy viteve ndërsa kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu thotë se në thirrjen që ka hapur qeveria do të aplikohet për të marrë mjete të cilët do të jenë të destinuara për të vazhduar dhe përfunduar pjesën e brendshme të pallatit të kulturës në Zhelinë. “Që ta bëjmë të qartë, në mandatin e parë është bërë tërë konstruksioni I objektit në formën karabinë, me izolim, fasadim, dyer, dritare dhe me dysheme.Tani në mandatin e dytë duam që ta vendojmë në funksion që është faza e dytë dhe përfundimtare dhe me këtë mendoj se është sukses I madh sepse të ndërtosh një pallat të kulturës, njejtë si bulevard, janë projekte gjigande ku komunat rurale nuk janë të njohura me pallate kulture.Ajo do jetë një qendër rinore multifunksionale dhe dua që rinia mos të ri në kafe por të merret me punë kreative, artistët do të mund të performojnë artin e tyre dhe mendoj se ky do të jetë një vend shumë I qëlluar për të zhvilluar kulturën në këtë komunë”, deklaroi kryetari I komunbës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Sejdiu premton se pallati I kulturës në Zhelinë do të përfundohet para zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti.“Planifikoj që të përfundojmë këtë projekt para shpalljes së zgjedhjeve lokale.Në muajin shkurt kemi aplikuar, në muajin maj pres që të fillojmë me realizimin. Ky muaj do të marrë kohë për shpalljen e tenderit dhe neve mendoj se do të na ngelin katër muaj që ta realizojmë”, deklaroi Sejdiu.Gurrëthemeli për ndërtimin e së njëjtës ishte vendosur në muajin shtator të vitit 2001, me mjete të Tav Maqedonisë.

PALLATI I KULTURËS NË ZHELINË PËRFUNDON PARA ZGJEDHJEVE LOKALE

Exit mobile version