Site icon Tetova Expres

Saubermacher hap disa lokacione për pagesat e faturave

Kompania Saubermacher njofton se për të lehtësuar procesin e pagesës dhe për të përmirësuar shërbimet për klientët ka prezantuar veçori të reja në platformën online.Sipas tyre, tani mund të realizohen edhge pagesa për shumë lokacione që tani e tutje, klientët anë mundësinë të realizojnë një pagesë për më shumë lokacione në të njëjtën kohë. Kjo sipas kompanisë e bën procesin më të lehtë për të gjithë klientët, si për personat juridik ashtu edhe për personat fizik.Sipas kësaj kompanie, përveç pagesës klientët tani mund të paraqesin edhe një kërkesë online për të ndryshuar të dhënat e tyre, në lidhje me e adresën e saktë për shpërndarje të fakturës, drejtëpërdrejtë përmes platformës. Respektivisht, mund të dorëzohet kërkesë për ndryshim të emrit të pronarit oseshfrytëzuesit, rruga dhe numri, hyrja dhe numri i banesës, për të cilën procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë.Gjatë një njoftimi për media, nga kompania Saubermacher, kanë dhënë edhe hollësi për shfrytëzimin e shërbimeve.

Exit mobile version