Filantropi dhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, edhe këtë Ramazan ka vazhduar traditën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Ai ka ndarë disa kuponë për këto familje dhe ka bërë thirrje të ndihmohen personat në nevojë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë.
Ndihem mirë që, falë Zotit, me ‘Ecologun’ po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale ndaj këtyre familjeve”, shkroi Destani.