Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dje në një aksident në Itali, raportojnë mediat italiane.
Të dy vdiqën në vendngjarje.
Bëhet fjalë për B.B (53) nga fshati Zhirovnicë i Komunës së Mavrovës dhe F.E (65) nga fshati Xhepisht i Dibrës.
Të dy kanë punuar prej vitesh atje bashkë me familjet e tyre.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Boscalto di Loregia kur ata po ktheheshin nga puna, ndërsa furgoni i tyre është përplasur me një kamion.
Me ta ka qenë edhe personi i tretë, shtetas boshnjak, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.