Site icon Tetova Expres

DITA BOTËRORE E TEATRIT, Tetova ende pa objektin e premtuar

Teatri i Tetovës, numëron 32 aktorë dhe sjell rreth 4-5 premiera në vit. Ky teatër është ndër teatrot me më shumë vizitorë në Maqedoni. Pavarësisht punës së palodhshme dhe suksesit, edhe Teatri i Tetovës ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida. Problemi me objektin, kushtet elementare por edhe digjitalizimi ngelen sfidat kryesore thotë drejtori i këtij teatri, Hasim Memishi. Megjithatë në një kohë kur shfaqjet dhe ngjarjet digjitale dominojnë platformat e reja të komunikimit, teatri ka arritur të ruajë vlerën e tij të pazëvendësueshme, thotë Memishi.

“Teatri në Maqedoni përballet me kushte objektive, me mungesën e publikut për shkak të digjitlizimit të gjërave por kryesisht në shumicën e qyteteve mungojnë kushtet objektive. Edhe Tetova përfshihet këtu si të gjitha qytetet e RMV-së. Kurse sa i përket epokës digjitale kjo e ka bërë punën e vet në të gjithë botën, ku publiku është reduktuar dukshëm në teatro, jo vetëm tek ne. Sidoqoftë teatri prap e ka vlerën e vet, çfarëdo media që të lindë, çfarëdo rrjeti social nul e zëvendëson teatrin, i lindur prej antikitetit dhe do të vazhdojë me formën e vet sepse është më shumë shpirtërore kur je në sallë sesa… tetovarët e ndjekin teatrin sidomos kur kemi shfaqje produktive, të këndshme, mendoj se tetova ka publik të mjaftueshëm sikundër rrethanat frekuentohet dukshëm. teatri ndan të njejtin objekt. Tetova ka të vetmin objekt ku mbahen manifestimet. Këto janë pengesat por gjejmë hapësira dhe mendoj se kemi funksionuar mirë .

Memishi apelon që teatri të përcillet në masë sepse sjell në skenë reflektimin e përditshmërisë.

“Teatri është reflektimi i jetës sonë në skenë, secili kur vjen në teatër e sheh veten në pasqyrë, qytetarët ta ndjekin teatrin sepse është diçka shpirtërore, dhe e di që ata që vijnë në teatër kur dalin nga teatri dalin me emocion tjetër.

“ Përndryshe, data e sotme 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.

Advertisement
Exit mobile version