Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: FITOJNË BINDSHËM BASHKIMI DHE ARSIMI

Katër fitore të skuadrave  vendase  tre barazime dhe një fitore e  ekipit mysafir   me gjithësejt  27  gola  të të shënuar është epilogu i  ndeshjeve  të javës së 21-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.  Makedonija Gj.P dhe Bashkimi kryesojnë tabelën me nga 48 pikë.

 Klubi i  futbollit  Bashkimi vazhdon rrugëtimin e  sukseseve  dhe  arritjen  e  qëllimit  drejtë kualifikimit  në Ligën e Parë. Dje  bashkimi para  tifozëve  vendas  mundi Vardarin e Negotinës me rezultat të thellë  5-2. Me  këto tre pikë Bashkimi  mban  pozitën e dytë në tabelë  së bashku me Makedonija Gj.P me nga  48 pikë

Fitore  të  ka  regjistruar  edhe  Arsimi Çegranit  kundër  ekipit Kamenica  Sasa me  rezultatin  4-1  me këtë fitore dhe tre pikët e reja  Arsimi  mbanë  shpresat  që deri në fund të kampionatit të ngjitet në pozitën e tretë  që siguron  balotazh  thellë  4-1.  Autor të golave  ishin Albin Ramadani me  gola  dhe Beluli  e  Alban Taipi nga një gol . Arsimi mban pozitën e katërt me  42 pikë

Aktualisht, në dy pozitat e para me nga 48 pikë, renditen Makedonija GJ.P dhe Bashkimi, Bregallnica me 44 pikë mban pozitën e tretë, derisa KF Arsimi në pozitën e katërt numëron 42 pikë dy  më pakë se Bergallnica në vendin e tretë

Rezultate  e javës së 21-të Ë Arsimi – Kamenica Sasa 4-1, Bashkimi – Vardari 5-2, Bellasica – Novaci 3-0, Boreci – Osogova 1-3, Bregallnica – Skopje 1-1, Detonit Plaçkovica – Kozhufi 1-1, Makedonija Gj.P – Vardarski 4-0 dhe Ohri – Pobeda 0-0

Advertisement

Shaban  Sinani – TV Koha

Exit mobile version