Siç u theksua në konferencën për media, u formuan gjashtë ekipe, të përbëra nga ekspertë të mjekësisë ligjore, patologë dhe ekipe të MPB-së.
“Të gjitha viktimat u zbuluan se kishin vdekur nga asfiksia e dhunshme, e shkaktuar drejtpërdrejt nga zjarri. Pritet që të gjitha raportet e autopsisë të përfundojnë deri në fund të marsit. Veshjet dhe të gjitha sendet e gjetura tek të vdekurit ndodhen në Institutin dhe do t’i kalojnë Prokurorisë”, u tha në konferencë.
Sipas Stankov, menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjithë punonjësit e Institutit kanë arritur në vendet e tyre të punës për vetëm një orë dhe është hartuar plan për veprime të duhura.
“Qëllimi ishte përfundimi i shpejtë dhe cilësor i autopsive që filluan në mbrëmjen e 16 marsit dhe përfunduan në mëngjesin e 18 marsit, si dhe për të siguruar identifikim të saktë”, theksoi Stankov.
Ai së bashku me dekanin e fakultetit u shprehën ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe u uruan shërim të shpejtë të lënduarve që ndodhen në spital.