Site icon Tetova Expres

MAQEDONIA PRETENDON TË VAZHDOJË SERIN POZITIVE

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nesër zhvillon ndeshjen e parë kundër Lihtenshtajnit në Vaduz të vlefshme për kualifikim Botërorin 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Në prag të kësaj  përballje  të  rëndësishme sot para gazetarëve folën seleksionuesi Blagoja Milevski dhe  kapiteni Enis Bardhi. Trajneri Milevski potencoi se ka një respekt maksimal për kundërshtarin dhe nuk dëshiron që të nënvlerësojë askënd, por me punë maksimale do të arrijë deri te rezultati pozitiv.

Secili trajner ka filozofinë e tij dhe trajneri i Lihtenshtajnit ka eksperiencë dy vjeçare dhe kjo nuk do të thotë se ai do të shtrojë formacionin e njëjtë si edhe në ndeshjet e kaluar. Kemi një respekt të veçantë për të dhe kombëtaren e Lihtenshtajnit. Andaj do të japim maksimumin në këtë përballje. Ende e kam vështirë që të flas për tragjedinë në Koçanë dhe është një moment i vështirë që të flitet në këtë temë. Shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi”. Deklaroi  Milevski

Kapiteni i reprezentacionit fillimisht  para gazetarëve  shprehu ngushëllime  për   familjarët e  viktimave  në Koçani

 “Fillimisht ngushëllime për të gjithë familjarët dhe familjet që janë goditur nga kjo tragjedi. Jam i prekur nga ana emocionale dhe besoj se në këtë shtet duhet të japim dahsuir, të japin përkrahje dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.

Duhet të vazhdojmë mentalitetin fitues dhe e edijmë se çka na pret, ndeshje të forta. Është një fillim i ri për ne dhe do të ishte mirë që të nisim me rezultat pozitiv”. Deklaroi kapiteni Enis Bardhi

Advertisement

Sa i përket epilogut  të  ndeshjes  së nesërme  kundër Lihtenshjtajnit kaptteni Enis  Bardhi  tha se në futboll nuk ka favorit

‘’Nuk ka favorit në futbollin modern dhe nuk mund të dish se në cilën pjesë je më i fortë, dhe detyra ynë është që të punojnë si ekip dhe secili në kahje individuale të jep maksimumin dhe të shpresojë që të arrijmë rezultat pozitiv për nisje të mbarë. Duhet elan, energji pozitive dhe të japim maksimumin dhe 3 pikë janë të rëndësishme dhe kemi kualitet të mjaftueshme për të mare 3 pikë dhe nesër do të jetë në ditë e mbarë për ne që të arkëtojmë 3 pikë dhe nisim një rrugë të mbarë në këto eliminatore’’. tha Enis Bardhi

 

Pas  pres konferencës ekipi  zhvilloi  séance e fundit zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet  mdeshja e nesërme.Ndeshja Lihtenshtajn – Maqedoni zhvillohet në stadiumin “Rheinpark Stadion në Vaduz me  fillim në ora  15:00

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version