Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para afro 13 mijë tifozëve mundi Islandën me rezultatin 2-1 , në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjiten në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18-të, ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dënimit, Lumbardh Dellova shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Islandezët përgjigjen pas 3 minutash me golin e Oskarsson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve Dardanë, dribloi dhe portierin Muric dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1.
Në minutën e 58-të, ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanellën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kosova fiton 2-1, ndeshja e kthimit do të luhet të dielën.
Ndeshja e kthimit Islandë – Kosovë, zhvillohet më 23 mars me fillim në ora 18:00
Shaban Sinani / TV Koha