Qeveria e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje mediave që të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, me qëllim që të mos krijojmë dhimbje dhe stres shtesë për opinionin. Numri i viktimave në zjarrin në Koçan është 59, thonë nga atje, duke shtuar se media të caktuara, duke iu referuar burimeve të pa verifikuara, spekulojnë për numrin e të vdekurve dhe kontribuojnë në shqetësimin e opinionit.
“Në këto momente të pikëllimit, ju lutemi të gjithë të sillemi me përgjegjësi, kjo është tragjedi për gjithë shtetin dhe duhet të ndjejmë bashkë me dhimbjen e të afërmve. Çdo informacion që ka të bëjë me hetimin, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet e tjera do ta njoftojnë opinionin në mënyrë transparente dhe në kohë, përmes konferencave për shtyp dhe njoftimeve për shtyp. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia, pavarësisht se sa i madh është faji i ndonjë personi të përfshirë në këtë rast, ai do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin.
Përsërisim se asgjë nuk do të mbahet e fshehtë dhe jemi në dispozicion për pyetje shtesë që janë në interes të opinionit”, thonë nga Qeveria.
Qeveria gjithashtu njofton se ka miratuar vendim për mbulimin e plotë të shpenzimeve për akomodimin dhe transportin e familjeve të të lënduarve që po trajtohen jashtë shtetit. Për komunikim më të shpejtë dhe më efikas, është hapur edhe linjë telefonike, ndërsa numri është 070270370.
Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, thonë nga Qeveria, është në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të lënduarve që aktualisht po trajtohen në shtete të tjera, si dhe me ato që po dërgohen në vazhdueshmëri.
Qeveria ka publikuar edhe numrat e konaktit.
Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme:
075/273-732
075/268-736
Turqi – Ankara
+90 5316579200
+90 5335725684
Turqi – Stamboll
+90 542 810 99 78
+90 552 561 80 09
Greqi – Athinë
+30 6944190134
+30 6947736602
Greqi – Selanik
+30 694 525 8536
Bullgari
+359 876123768
+359 876112993
+359 889210005
Serbi
+381 601382942
+381 601427455
Hungari
+363 03037377
Lituani – Poloni
+48 608141191
Austri
+436644680520
+436767069209
Slloveni
+386 41 353 198
+386 40 800 747
Kroaci
+385 99 524 4741
+385 91 608 2944
Norvegji
+47 406 31 613
+47 922 34 630
Itali
+39 3384079247
+39 3518504187
Poloni
+48 608 141191
Suedi
+46 701844605
+46 768792019
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.