Site icon Tetova Expres

Avokati Marjan Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e Lupço Palevski Pallço

Avokati Marian Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e autorizuar e Lupço Palevski Pallço, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykatësi Ivica Stefanovski para fillimit të debatit të sotëm e lexoi vendimin e avokatit nga Kumanova.

Palevskin vazhdon ta mbrojë avokatin Jovica Strashevski.

Seanca e sotme gjyqësore për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit Velibor Manev.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.

Advertisement

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Exit mobile version