Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS SIGUROI POZITËN E KATËRT

Java e tetë fazës së Play Off-it në Ligën e parë të volejbollit vendor  përfundimisht  përcaktoi  katër  skuadrat e  para  të cilat do të diskutojnë titullin kampion pra  Strumica, UGD Shtipi, Boreci  dhe Universiteti i Tetovës në fazën e fundit të kampionatit do të përcaktojnë kampionin e ri për sezonin 2024/2025.

Dilemat  se cila skuadër do të jetë  e katërta u zgjodh në derbin mes dy skuadrave tetovare  Universiteti i Tetovës – Shkëndija  që përfundoi me fitoren maksimale  3-0 për ekipin studentor. Pas  këtij suksesi   kapiteni i  ekipit  të Universitetit të Tetovës, Hamza Veseli u shprehë i kënaqur me lojën dhe  fitoren që ia  siguroi  pozitën e katërt

  “ Meqenëse  ishte edhe  derbi i qytetit  ne e kemi prit këtë ndeshje  pasi ishte  çelësi  kryesor I ekipit tone. Me këtë fitore ne siguruam vend në katër ekipet e para  dhe tash mbetet të shohim  si  do   dalin tre  ndeshjet e fundit  t;ë kampionatit “ deklaroi Hamza Veseli

 Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës  në xhiron e radhës  kundër si Rabotniçkit  dhe me fitore  eventuale dhe varësisht nga edhe nga  rezultatet e ndeshjeve tjera  mund të ngjitet edhe në pozitën e tretë

  “Po , edhe kjo ndeshje ka  një rëndësi për ne  meqenëse në ndeshjen e parë  ne  triumfuam ndaj Rabotniçkit në transfertë, besoj  se edhe këtu  do të jetë një ndeshje e mire dhe pse mos të përfundojmë edhe  në vend të tretë“, tha Hamza Veseli

Advertisement

 Në dy ndeshjet tjera të play off-it u arritën këto rezultate : Rabotniçki –UGD Shtipi 1-3  dhe Strumica – Boreci 3-1. Ndërkaq në ndeshjet e fazës së play out  Liria e  Zherovjanit  vazhdon  rrugëtimin e fitoreve kësaj radhe  në transfertë mundi Janta Volejn 3-0 , ndërsa në dy takimet tjera u arritën këto rezultate:  Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio 3-1  Susheva – Skopje 3-0

 

Exit mobile version