Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm tre të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA . Cleveland kryeson Perëndimin me 56 fitore e 11 disfata para Bostonit që ka 49 fitore e 19 disfata dhe Nju Jorkut në pozitën e tretë me 43 fitore e 24 disfata.
Ekipi i Lakers duket se kaloi krizën e javës së kaluar, duke korrur sot fitoren e dytë radhazi. Kalifornianët mundën 125-109 San Antonio, ndeshje ke Reaves realizoi 30 pikë e Donçiq 21. Për Lakers vijon të mungojë LeBron James.
Ndalet skuadra e Golden State, që u mund 114-105 në fushën e saj nga Denver. Aaron Gordon me 38 pikë ishte lider për Nuggets. Zhgënjen sërish Miami, që u mund 116-95 nga Nju Jork, ndeshje ku u dallua Mikal Bridges me 28 pikë.
Pas kohës shtesë fiton Indiana, që mundi 132-130 Minnesota jashtë fushe. 8 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Obi Toppin me 34 pikë. Pa probleme fiton Phoenix, që falë 27 pikëve të Kevin Booker mundi 129-89 Toronto.
Në shtesë fiton edhe ekipi i Houston, 144-137 ndaj Philadelphia, ku Green dhe Smith realizuan nga 30 pikë secili. Fitore të rëndësishme për një vend në play off korri Sacramento, që mundi 132-122 Memphis
Rezultatet e sotme
Nju York – Miami, 116-95
Houston – Philadelphia, 144-137
Minnesota – Indiana, 130-132
Nju Orleans – Detroit, 81-127
Utah Jazz – Chicago, 97-111
Golden State – Denver, 105-114
Phoenix – Toronto, 129-89
Portland – Washington, 112-97
Sacramento – Memphis, 132-122
Lakers – San Antonio, 125-109