Site icon Tetova Expres

KOMBËTARJA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME ANGLINË

Shqipëria bëhet gati për të nisur misionin e saj më të ri, Kampionati Botëror 2026. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.

 Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore. Mes tyre ishin mbrojtesi i majte 21 vjecar Klevis Kasa i Elbasanit, mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi por edhe dy futbollistë të Vllaznisë, Gledjan Pusi dhe sulmuesi Antonio Delaj.

Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

Exit mobile version