Site icon Tetova Expres

Vazhdon Tradita, shoqata Drita ndihmon skamnorët (video)

Shoqata Kulturore dhe Humanitare Drita nga Tetova në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Islamike dhe forumin rinor në Hamburg edhe këtë vit kanë vazhduar me aksionin për të ndarë ndihma për familjet në nevojë.Kështu, në këtë peridudhë janë ndarë, 330 pako ushqimore edhe atë, 150 pako janë ndarë në Tetovë, 50 në Jabollçisht,40 në Reçicë të Vogël, 30 në Brodec, kurse në Veshallë, Novo Sellë dhe Bozovcë janë ndarë nga 20 pako.Tashmë, kjo shoqatë më shumë se 10 vite me rradhë përkujdeset për këta familje duke u ndalë në ndihmë atyre që kanë nevojë në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Abdylmexhit Saliu-Ky aktivitet organizohet çdo vit nga ana e Shoqata Kulturore dhe Humanitare Drita nga Tetova në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Islamike dhe forumin rinor në Hamburg kurse poashtu sikurse gjatë tërë këtyre dhjetë viteve edhe këtë vit do të ketë ndihma për skamnorët gjatë festës së Fitër Bajramit.

Exit mobile version