Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”.
Viktimat do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit.
Reuters publikoi një video të ekskavatorëve duke gërmuar varret.
Po ashtu është rekomanduar që të merret vendim për ndarjen e parcelave të tokës për të ndjerët pa pagesë dhe për shërbime funerale që janë nën juridiksionin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës”, njoftoi Komuna e Koçanit.
Ndryshe, nga zjarri humbën jetën 59 të rinj, të dyshuar për këtë janë 22 persona, ndërsa Prokuroria kërkon arrest afatshkurtër për 14 persona./Telegrafi/