Për shkak të tragjedisë në Koçan, Qeveria e RMV-së ka shpallur shtatë ditë zie në territorin e të gjithë vendit dhe ka paralajmëruar masa rigoroze për mosrespektimin e vendimit.Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele udhëzon mediat që të transmetojnë/publikojnë përmbajtje që sipas funksionit mediatik të jenë të përshtatshme për ditët e zisë. Muzika që do të transmetohet duhet të jetë e përshtatshme për ditët e zisë dhe transmetimi i emisioneve argëtuese, humoristike ose programet artistike nga zhanri komedi të anulohen deri në përfundimin e ditëve të zisë. Njëkohësisht, deri në përfundimin e ditëve të zisë, duhet të anulohen edhe të gjitha format e komunikimeve komerciale. Аgjencia u bën thirrje mediave që të vazhdojnë të raportojnë në mënyrë profesionale, të kenë parasysh dinjitetin e viktimave, të lënduarit dhe familjet e tyre dhe gjatë raportimit të përdorin burime të verifikuara dhe bashkëbisedues përkatës.Me këtë rast, Televizioni Koha informon të gjithë teleshikuesit dhe përkrahësit mediatik se programi komercial do të kompensohet pas ditëve të zisë kur edhe do të vazhdohet me transmetimin e zakonshëm televiziv.
Për shkak të tragjedisë në Koçan, Qeveria e RMV-së ka shpallur shtatë ditë zie në territorin e të gjithë vendit dhe ka paralajmëruar masa rigoroze për mosrespektimin e vendimit
