Sot në Repartin e Radiologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës u realizua me sukses çore biopsia e parë e gjirit, një procedurë e avancuar diagnostike për detektimin e sëmundjeve të gjirit.
Intervenimi u krye nga mjekët e Repartit të Radiologjisë, Subspec. Dr. Argjend Imeri, me asistimin e Subspec. Dr. Marija Efkoska, ndërsa në ekip ishin gjithashtu të pranishëm Sped. Dr. Ivan Karapetrov – kirurg torakal, Dr. Nexhdeta Adili, si dhe infermierja Tanja Trpkovska.
Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm për avancimin e shërbimeve radiologjike në Spitalin Klinik të Tetovës, duke ofruar mundësi më të mira diagnostikuese dhe trajtime të specializuara për pacientët.
Falënderojmë të gjithë ekipin mjekësor për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë arritje të rëndësishme për shëndetin e grave në rajon. Falënderim i veçantë shkon edhe për drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Spec. Dr. Agim Berisha, për mbështetjen e ofruar.
Spitali Klinik i Tetovës – Në shërbim të shëndetit tuaj!