Site icon Tetova Expres

GJUHA SHQIPE NUK PËRFILLET NË FFM!?

Kuvendi i rregullt zgjedhor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë me 65  vota  të kuvendarëve  të pranishëm  zgjodhi kryetari  dhe Këshillin Drejtues prej  14 anëtarëve me mandate 4 (katër) vjeçar, ndërsa edhe katër anëtar tjerë të Këshillit Drejtues u kooptuan me propozim të kryetarit Omeragiq. Kuvendi i votoi edhe të gjitha organet dhe komisionet , krejt këto u votuan me 65 vota pa asnjë votë kundër .

Çka të thuhet për përfaqësimin e kuadrove shqiptare. Kuvendi votoi 3 anëtarët e Këshillit Drejtues  në vend të 4 anëtarëve sipas marrëveshjes nga  Kuvendi i 14 dhjetorit 2002 kur në krye  të FFM erdhi Haralampije HaxhiRistevski dhe ky parim është zbatuar pa asnjë vërejtje dhe kështu deri më 15 mars 2025 kur  kjo marrëveshje nuk u përfill dhe përfaqësuesi i LFK Tetovës nuk mori votat e duhura.

Çka tè thuhet për implementimin e gjuhës shqipe, kur  në këtë Kuvend nuk u dëgjua  asnjë fjalë edhe pse nga viti  2012 në Statutin e FFM krahas  gjuhës Maqedone dhe shkrimit  cirilik  ekziston edhe gjuha dhe alfabeti shqip. Në komisionin për përpilimin e Statutit në vitin 2012 ishin Pajazit Sheapi nga Gostivari dhe Salim Abdyli nga Kumanova, ndërsa si anëtar i jashtëm në komision ishte pikërisht kryetari aktual Masar Omeragiq si dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. Por fatkeqësisht gjuha shqipe nga viti i  ri 2025 nuk përfillet edhe te faqja zyrtare  e FFM !?

Pra në nenin 15 të statutit thuhet: “Gjuha zyrtare e FFM-së është gjuha Maqedone .

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, gjuhët e tjera zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Në pyetjen drejtuar kryeministrit të Maqedonisë Hristijan Mickovskit  gjatë qëndrimit  në Jegunovc, pse nuk zbatohet dy gjuhësia në asnjë Federatë Sportive,  ai u përgjigje  “Do të duhet ti pyetni ata këtë dua të them. Por ligji për  gjuhët  duhet të respektohet”.

Dilema mbetet  se  pse  nuk janë përfill këto parime, a thua vallë përfaqësuesit  shqiptar nga  Lidhjet Futbollistike Komunale bisedat me mandatarin i kanë zhvilluar çdo njeri individualisht pa një  koordinim paraprak të përbashkët  dhe më e keqja  të jetë nuk kishte asnjë reagim  në Kuvend  për këto lëshime  serioze e mos të flasim se përfaqësimi  adekuat  nëpër komisione  është simbolike.

Exit mobile version