Site icon Tetova Expres

Tragjedia në Maqedoni të Veriut, Kurti: Kosova e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçani.

Në zjarrin në një klub nate në Koçan të  Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe liderëve shtetërorë të vendit tonë fqinj, ndërkaq të lënduarve u përcjellim urimet tona më të sinqerta për shërim të shpejtë dhe të plotë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme.  Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

Exit mobile version