Site icon Tetova Expres

Toshkovski: Numri i të vdekurve në Koçan shkoi në 59, për katër persona është lëshuar urdhër arrest

Pesëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Koçan në deklaratën e tij në ora 12.00, transmeton Portalb.mk

 “Deri në ora 11:30, sa kemi marrë informata ka 59 të vdekur, nga to janë identifikuar 35 nga të vdekurit. 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.” tha Toshkovski. 

 Ai tha se ka 155 persona të lënduar dhe po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin. Ka ndërruar jetë edhe një punonjës policie nga Probishtipi, i cili ndodhej në diskotekë. 

 “Ky punonjës policie duhej të ishte shpallur polici më i mirë për territorin e Probishtipit. Ai ka ndërruar jetë gjatë kontrollit për zbulim të mundshëm të drogës dhe të lehta” tha Toshkovski. 

Për katër persona është lëshuar urdhër arrest. 

Advertisement

Në pyetjen nëse diskoteka kishte leje dhe kush e lejoi që të hapet një diskotekë në një shtëpi me grila në dritare dhe që është ngjitur me shtëpi të tjera, Toshkovski tha se tashmë janë arrestuar disa persona në lidhje me zjarrin dhe do të përcaktohet përgjegjësia. Ai nuk e tregoi numrin e të arrestuarve, por premtoi se përgjegjësia do të vihet përpara ligjit me emër dhe mbiemër.

„Sipas informacioneve të para, zjarri shpërtheu si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale. Shkëndijat përfshinë pjesën e tavanit që ishte bërë nga material i lehtë dhe i djegshëm, pas së cilës zjarri u përhap shpejt. Do të kryhet autopsi për çdo person të vdekur, për t’u identifikuar“, tha Toshkovski në një konferencë për media në Koçan në ora 10:00.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Sipas raportimeve deri më tani, numri i të vdekurve është 59 ndërsa mbi 150 të tjerë janë lënduar dhe dërguar në spitalet në Koçan, Shtip dhe Shkup. Ekipet e Krytit të Kuq. 

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski ka thënë se sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer për shkak të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efekte vizuale. Toshkoski tha se ka edhe të arrestuar. 

Advertisement

Një ekip prej pesë prokurorësh ka filluar hetimet. 

Ndërkaq ekipet e Kryqit të Kuq po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. 

Exit mobile version