Site icon Tetova Expres

Ja kush kishte nënshkruar licencën për diskotekën ku humbën jetën 59 veta dhe mbi 155 të plagosur (FOTO)

Licenca e fundit e diskotekës së Koçanit është nënshkruar para dy vitesh nga Razmena Cekic Duroviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.

Sipas dokumentit të publikuar nga TV21, sekretari i atëhershëm shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë kuadër e LSDM, që drejtohej nga Kreshnik Bekteshi, ka firmosur licencën për funksionimin e diskotekës.

Sipas informacioneve të publikuara nga TV21, diskoteka aktualisht nuk kishte licencë të pavlefshme, pra e fundit ishte lëshuar më 13 mars 2023 dhe ishte e vlefshme për një vit.

Exit mobile version