Site icon Tetova Expres

Policia e Maqedonisë konfiskoi veturën BMW M5, bënte zhurmë më shumë sesa është e lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një vide nga nga vetura e konfiskuar në Kavadar, për shkak të krijimit të zhurmës.

Nga MPB njoftojnë se vetura BMW M5 E60 është konfiskuar të enjten rreth orës 22.40 në Kavadar.

Nëpunës policorë kanë ndaluar veturën me targa të Kavadarit, në pronësi dhe të drejtuar nga R.S. nga Kavadari, kjo pas publikimit të një video në rrjetin social Instagram, ku shihet se vozitësi duke e drejtuar automjetin me rritje të menjëhershme të shpejtësisë, ka shkaktuar rrëshqitjen e rrotave lëvizëse dhe krijimin e zhurmës.

MBP sot njoftoi se nga ana e nëpunësve policorë automjeti është konfiskuar sipas nenit 344 paragrafi 2 të Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Advertisement
“Më 14.03.2025, në Stacionin e kontrollit teknik në Kavadar është bërë matje e zhurmës dhe është konstatuar zhurmë mbi nivelin e lejuar. Sipas nenit 344 paragrafi 3 nga LSKRR, automjeti “BMW” është konfiskuar përkohësisht në kohëzgjatje prej 90 ditësh”, njoftuan nga MPB

Exit mobile version