Kampionati në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 18-të si në fazën e play off-it ashtu edhe në at të play out.
Sa i përket renditjes në fazë e play off-t UGD Shtipi tanimë ka të sigurt pozitën e parë pas fitores kundër Strumicës dhe ndeshje e nesërme me Rabotniçkin me fitore eventuale do ta vulos pozitën e liderit. Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës me fitoren kundër Borecit në Veles pothuajse ka të sigurt pozitën e katërt, ndaj edhe ndeshje e nesërme dhe fitorja eventuale kundër Shkëndijës do ta vërtetonte këtë pozitë. Ndërsa ekipi i Shkëndijës pas disfatës me Rabotniçkit në Tetovë humbi gjasat për të qenë në mesin e katër skuadre që do garojnë për titullin kampion. Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet në sallën e sportit të UT-së nesër me fillim në ora 20 e 30. Në ndeshjen e tretë të fazës së play off-it takohen Strumica – Boreci
Në ndeshjet e fazës së play out nesër takohen Janta Volej – Liria, Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio dhe Susheva – Skopje
Shaban Sinani – TV Koha