Site icon Tetova Expres

NBA: HUMBJA E TRETË RADHAZI E L A LAKERS

Tre  fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjewve  të zhvilluara  në m;ngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit  NBA. Oklahoma kryeson  në Perëndim  me 54 fitore e 12  humbje. Golden State Warriors  ngjitet në pozitën e gjashtë.  

Humbja e tretë radhazi për Lakers, që u mund 126-106 nga Milwauke, në një ndeshje të komanduar nga vendasit. Luka Doncic realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë (mungoi LeBron). Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi 130-104 Sacramento. Fiton edhe Orlando, që mundi 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.

Buzëqesh skuadra e Chicago, që mundi 115-110 Brooklyn, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondat e fundit për Washington, që mundi 129-125 Detroit, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 125-129

Milwaukee – Lakers, 126-106

Chicago – Brooklyn, 116-110

Nju Orleans – Orlando, 93-113

Advertisement

Golden State – Sacramento, 130-104

Exit mobile version