Site icon Tetova Expres

Rritet numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave

Është e mundimshme edhe atë shumë, që tre herë në javë të shkoj në dializë. Kështu e përshkruan 72-vjeçarja Verçe Pehçevska, përvojën e saj e cila 24 vitet e fundit të jetës së saj i kalon në dializë. Pehçevska tha se prindërit e saj asnjëherë nuk e kanë ditur nga çka vuan ajo.

“24 vite jam në dializë, tre herë në javë shkojë në dializë…Për transplantimin fillimisht nuk e kam ditur, mandej më than se mund të transplantoheshin nga nëna dhe babai, por unë nuk i kam treguar se ku shkoj dhe çfarë bëj, dhe deri në momentin e fundit që ata kanë vdekur nuk e kanë ditur dhe më pas nuk e di pse nuk e kam bërë…Njëra veshkë ishte 63 për qind funksionale, më pas kur hyra në dializë të dyja ishin jashtë funksionit”, tha Verçe Pehçevska, Paciente.

300 deri 350 pacientë të rinj në vit kanë në nevojë për ndonjë lloj terapie të veshkave, përfshirë këtu edhe dializën. Në vend vetëm 10 për qind të pacientëve kryejnë transplantim të veshkave.

“Numri i pacientëve që kanë nevojë për ndonjë lloj të terapive të veshkave që është hemodializa, transplantim të veshkave, për fat të keq çdo vit rritet. Për fat të keq Maqedonia është njëra ndër vendet që hemodializa është modaliteti më i populluar dhe përfshin 90 për qind të të gjithë pacientëve që janë me këtë lloj të trajtimit… Pacienti më i ri që trajtohet me hemodializë është në moshën 15 vjeçare, ndërsa pacienti më i moshuari është 90 vjeç”, u shpreh Nikolla Gjorgjevski, Drejtor i Klinikës së Nefrologjisë.

Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha se buxheti për këtë vit është rritur për mbi 35 për qind për Klinikën e Nefrologjisë. /Alsat.mk

Advertisement
Exit mobile version