Që nga nesër qendra e skijimit “Kodra e Diellit” nuk do të funksionojë deri në reshjet e ardhshme të borës.
“Për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së borës së mjaftueshme në shtigjet tona, që nga nesër, më 13 mars, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit do të ndërpresë përkohësisht aktivitetet deri në reshjet e ardhshme të borës. Faleminderit për pasionin dhe energjinë që sjell çdo ditë në shtigjet tona të skijimit”, njoftojnë nga Qendra e Skijimit.
Kujtojmë se zyrtarisht sezona turistike dimërore në Kodrën e Diellit u hap më 13 dhjetor.