Me ndeshjen Vardari – Shkëndija që do të zhvillohet të premten me fillim në ora 15:00, në terrenin e kampit stërvitor të FFM-së hapet sipari i xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor. Pesë takimet tjera zhvillohen të shtunën me fillim në ora 15:00
Java e 24-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor fillon nesër me ndeshjen derbi me Vardarit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin te kampi stërvitor i FFM-së me fillim në ora 15:00. Derisa skuadra e Vardarit lufton mbijetesën, ekipi i Shkëndijës rrugëton fuqishëm drejtë titullit të pestë kampion, prandaj kjo ndeshej ka rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. Mbrojtësi në ekipin kuqezi Aleksandër Trumçi në pritje të këtij takimi të vështirë thotë se kanë analizuar mirë ekipin kundërshtarë.
‘’Po është e vërtet atmosfera në ekip është shumë e mirë pasi e kemi një seri rezultate pozitive dhe ekipi po shkon mjaftë mirë dhe mendoj se do ja arrijmë objektivat që e kemi. Kemi ndeshjen e nesërme kundër Vardarit të cilën e kemi analizuar ekipin mjaftë mirë është një ekip shumë serioz dhe do shkojmë për fitore ‘’
Duke marrë para sysh se skuadra e vardarit pa marrë parasysh formën momental gjithmonë kundër Shkëndijës jep maksimumin por futbollisti Trumçi shpreson se nga Shkupi do të kthehen kryelartë
‘’Po ekipi është gjithmonë i gatshëm për çdo ndeshje. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje e cila është një derbi dhe është një ekip shumë serioz. Ne do shkojmë të japim maksimumin tonë dhe besoj se do kthehemi me rezultat pozitiv’’ tha futbollisti Trumçi
Pesë takimet tjera të javës së 24-të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 15:00, takohen: Besa e Dobërdollit – Struga Trim Lum, Shkupi – Pelisteri, Voska Sport – Rabotniçki, Tikveshi – Gostivari dhe AP Brera – Sileksi