Site icon Tetova Expres

Djali i Trumpit ka mbërritur në Beograd, takimi me Vuçiqin, cila është agjenda?!

Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Ky medium raporton po ashtu se ai pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zhvillimin e një takim me Donald Trump Jr.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç u shpreh ndër të tjera se për pak minuta do të zhvillojë takim me Trump Jr. Ai ndau po ashtu edhe informacione lidhur me temat që do të diskutohen mes tyre.

“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.

Advertisement

Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. 47 vjeçari ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.(INA)

Exit mobile version