Site icon Tetova Expres

Nuk ka vjetërsim të lëndës ndaj Ramiz Merkos

Gjykata e Strugës e hodhi poshtë propozimin e mbrojtjes për vjetërsim e lëndës që ka të bëjë me blerjen e makinave luksoze nga kreu i komunës, Ramiz Merko. Vlerësimet fillestare janë se vjetërsimi absolut do të ndodh në vitin 2028. Gjithashtu është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës. Ndaj Merkos janë nëntë raste aktive gjyqësore.Ramiz Merko do të vazhdojë të gjykohet për blerjen e makinës luksoze Audi A6 me vlerë 67 mijë euro dhe tre veturave të tjera për nevojat e komunës në vlerë prej 114 mijë euro, pasi Gjykata e Strugës mori vendim me të cilin nuk pranohet propozimi i mbrojtjes për vjetërsim të lëndës.Dy nga dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën sot në gjykatë. Dëshmi ka dhënë vetëm Nada Bojaxhievska, punonjëse e Entit Shtetëror të Revizionit, e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e revizionit të punës së komunës së Strugës në vitin 2018, kur është blerë vetura.Ndërkohë në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari bankare të bllokuar, i akuzuari ka blerë katër automjete, me çka ka sjellë përfitim material për bartësin e prokurimit publik.Ndryshe, dënimi me burg për këtë vepër është nga një deri në pesë vjet. Mbrojtja e Merkos beson se ai nuk është fajtor.Nga ana tjetër është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës, i cili ishte caktuar për sot.Aktualisht janë nëntë raste gjyqësore aktive kundër Merko

Exit mobile version