Me rastin e 80 vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të vendit tonë, sot në Universitetin e Tetovës u organizua panel diskutimi për promovimin e një platforme të re për bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq dhe komunitetit universitar. Kjo platformë ndër të tjera përfshinë studentët dhe stafin në aktivitete humanitare përmes kërkimeve dhe projekteve praktike; zhvillimin e programeve të përbashkëta për menaxhim emergjencash, ndihmë të parë dhe mbështetje psikosociale si dhe studim shkencor të sfidave humanitare dhe hartimin e strategjive inovative sociale.Rektori i Universitetit të Tetovës, PJusuf Zejneli theksoi se Kryqi i Kuq ka një histori të gjatë shërbimi dhe mobilizimi në ndihmë të të gjithë atyre që ndodhen në situata të vështira, duke mbajtur gjithmonë parasysh misionin e tij fisnik: të ndihmojë njerëzit në nevojë, pa dallim race, etnie apo bindjesh. Kësisoj, një aspekt i veçantë i punës së Kryqit të Kuq është bashkëpunimi i tij me institucionet arsimore, përfshirë Universitetin e Tetovës. Deklarata Jusuf ZejneliSekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti foli mbi përvojat dhe praktikat e mira nga bashkëpunimi i mëparshëm si bazë për zhvillimin e mjeteve, strategjive dhe njohurive të reja për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.DeklarataMë pas panelistët, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Brikend Aziri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, i elaboruan në hollësi pikëpamjet e tyre dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
UT dhe Kryqi i Kuq me platformë për bashkëpunim
