Kampionati republikan në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon nesër me ndeshjet e fundit të rrethit të dytë ku në fakt përcaktohet renditja përfundimtare para rrethit të tretë dhe të fundit të sezonit 2024/2025
Krye ndeshje e javës së 22-të padyshim është përballja mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe liderit aktual ekipit Shkëndija e Tetovës. Kjo përballje ka rëndësi të posaçme për të dyja ekipet pasi Struga Trim Lum në pjesën pranverore nga tre takimet ka tre humbje, ndërsa Shkëndija ka tre fitore të një pas njëshme prandaj pritet një lojë e pa kompromise nga të dyja palët
Në stadiumin e qytetit në Gostivar Besa e Dobërdollit është nikoqire e Sileksit të Kratovës. Vendasit pas pikës së fituar kundër Vardarit në Shkup janë maksimalisht të motivuar për suksesin e parë sezonal, prandaj për të gjithë tifozët hyrja është falas.
Në ndeshjet tjera që do të zhvillohen nesër AP Brera në Strumicë përballet me Gostivarin, Pelisteri në Manastir është nikoqire e Voska Sportit, Tikveshi në Kavadar takohet me Shkupin, ndërsa derbi i kryeqytetit Rabotniçki – Vardari do të zhvillohet në stadiumin e FFM-së. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të zhvillohen të mërkurën me fillim në ora 14:00.
Java e 22-të takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.
TABELA: 1. Shkëndija 46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë