Site icon Tetova Expres

Kaosi në Parlamentin e Serbisë, plagosen rëndë tre deputetë, njëra prej tyre shtatzënë

Kaosi ka pushtuar sot Kuvendin e Serbisë.

Deputetet janë përleshur me njëri-tjetri, duke përdorur mjete shpërthyese si molotove, granata dhe shishe.
Nuk mungoi as gazi lotësjellës.

Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabic njoftoi se 3 prej deputeteve janë plagosur rëndë. Ajo pohon se njëra prej tyre Jasmina Obradoviq ka pësuar goditje në kokë dhe po lufton për jetën, ndërsa deputetja Sonja Iliq, e cila është 8 muajshe shtatzënë, ka përjetuar shok. E treta është Jasmina Karanac, e cila gjithashtu mbeti e plagosur.

“Dua t’i informoj të gjithë deputetët se kolegia e tyre Sonja Ilić, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, është plagosur rëndë nga një granatë dhe gazi lotsjellës, dhe se ne po luftojmë për ta shpëtuar atë dhe foshnjën. Edhe një herë, lavdërime për atë që keni bërë. A jeni krenare? Tri gra, një shtatzënë në muajin e tetë të shtatzënisë janë plagosur rëndë”, tha Brnabic.

Politikanët ishin planifikuar të votonin mbi një ligj që do të rriste fondet për arsimin universitar, por partitë e opozitës këmbëngulën se sesioni ishte i paligjshëm dhe fillimisht duhet të konfirmonin dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviç dhe qeverisë së tij.

Advertisement

Incidenti pasqyron një krizë të thellë politike në vendin ballkanik, ku protestat disa mujore kundër korrupsionit kanë tronditur qeverinë./vizionplus.tv

Exit mobile version