Njësia nacionale për kontrabandë me migrantë dhe trafikim me qenie njerëzore në Sektorin e Hetimeve të Krimeve të Rënda ka ngritur kallëzim penal kundër A.M.(44), A.M (35), F.A.(61) dhe Gj.K (55) të gjithë nga Shkupi, dhe kundër M.M (41) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “trafikimi i fëmijëve”.
“Gjatë vitit 2024, të raportuarit A.M., A.M., F.A. dhe G.K., duke shfrytëzuar gjendjen financiare të të akuzuarës M.M., e cila ishte shtatzënë, e kanë mashtruar duke i ofruar ndihmë financiare në shumë prej 250 deri në 270 euro, si dhe ekzaminime mjekësore falas për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së saj të porsalindur”.