Site icon Tetova Expres

“Anora” rrëmben 5 statuja të arta, vlerësohen filmat më të mirë në ceremoninë e çmimeve Oscar

“Anora”, drama e regjisorit Sean Baker, ishte filmi që triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, duke rrëmbyer pesë çmime, përfshirë “Filmin më të Mirë”, “Regjisorin më të Mirë” dhe “Skenarin origjinal më të Mirë”.

Kjo dramë e fuqishme tregon historinë e Anës, një punëtore seksi nga Brooklyn, dhe jetën e saj që merr një kthesë të papritur pas një martese me Ivan Zakharov, një djalë i ri dhe i pasur nga Rusia. Por jeta e saj e dukshme si përrallë kërcënohet kur Ivan detyrohet të përballet me prindërit e tij, që kërkojnë të shkëpusin lidhjet me Anën.

Performancat e jashtëzakonshme të aktorëve të këtij filmi, me Adrien Brody dhe Mikey Madison, i siguruan artistëve çmimet për “Aktorin më të Mirë” dhe “Aktoren më të Mirë”.

Në një mbrëmje që nxori në pah diversitetin dhe forcimin e rolit të risive në industrinë e kinematografisë, shumë filma të tjerë u nderuan për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në artin e filmit.

“The Brutalist” fitoi çmimin për “Aktorin më të Mirë dytësor”. Po ashtu, filmi “Emilia Perez” mori vlerësime të larta për paraqitjet e aktorëve, përfshirë çmimin “Aktoren më të Mirë dytësore”, çmim ky që shkoi për Zoe Saldana.

Advertisement

Një nga momentet më emocionuese të ceremonisë ishte tributi për James Bond, i realizuar me një performancë unike nga Margaret Qualley dhe këngëtarët Lisa, Doja Cat dhe Raye, që interpretuan këngët më të njohura të serisë së filmit.

Ceremonia e Çmimeve Oscar 2025 u mbajt mbrëmjen e së dielës në Teatrin Dolby në Los Angeles, duke sjellë një natë të mbushur me momente magjepsëse dhe surpriza.

/vizionplus.tv

Exit mobile version