Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur kompania italiane ‘TechnoAlpin’ në vitin 2022 prezantoi planin dhe projektin për zhvillimin e qendrës turistike ‘Kodra e Diellit’.Për dy vite me radhë negociatat janë zvarritur dhe pa epilog deri më tani, ndërsa institucionet e vendit e kanë mbajtur këtë temë ‘top sekret’ për opinionin, duke dhënë shumë pak informata për procesin.Nderkaq për më shumë se dy dekada pushteti lokal dhe ai qendror paralajmërojnë gjetjen e investitorit për Kodrën e Diellit. Por edhe përkundër bisedimeve me investitorë të mundshëm, nuk ka hapa konkret.Por, më optimist në këtë drejtim është Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili thekson se ka komunikime me investitorë të cilët janë të interesuar të investojnë në këtë Kodrën e Diellit. ‘’Po patjetër që punojmë intensivisht. Jemi në komunikim të rregullt me disa investitorë të cilët janë të interesuar që të investojnë këtu me çka do krijohen kushte edhe më të mira që ky konkurrim dhe kjo garë të bëhet taman një garë ndërkombëtare. Më konkretisht kemi komunikim të rregullt me investitor do të kisha thënë iatliano-austriak dhe po ashtu kemi edhe komunikime me investitorë nga vendet e gjirit si do kisha thënë nga Katari, Emiratet e Bashkuara por edhe nga vendet tjera. Ne besojmë që do të gjejmë investitorin më të mirë me çka Kodra e Diellit do të ketë shkëlqimin që e ka pasur’’ deklroi Kasami.Kasami thotë se plani i detajuar urbanistik për Kodrën e Diellit është drejt finalizimit, ndërsa është parakusht për dhënie me koncesion të Kodrës së Diellit. Në Kodrën e Diellit nuk u ndërtua as parkingu në kate. Kasami u arsyetua se kompetencat i ka Ministria e Transportit dhe drejtoria që menaxhon me Kodrën e Diellit.TV KOHA
Kasami:Kemi investitorë të interesuar për Kodrën e Diellit
