Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i xhiros së 27 në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve . Lideri në renditjen e tabelës skuadra greke Olympiakosi ka shënuar fitore në transfertë ndaj ekipi italian Virtus Bollonja me rezultatin 92-70. Derbi i dy skuadrave spanjolle Real Madidi – Barcelona ka përfunduar me fitoren e e vendasve me rezultatin 96 – 91. Fitore të rëndësishme kanë regjistruar edhe Panathinaikos kundër Lyonit në transfertë me rezultatin 96-93. Pas këtyre rezultateve të mbrëmshme gara për ekipet që pretendojnë kualifikim në fazën e paly off-i do të jetë shumë e ashpër
Tabelën pas xhiros së 27 e kryeson Olympiakosi me 20 fitore e 7 disfata para Fenerbahçes që ka 17 fitore e 9 disfata dhe Panathinaikos në pozitën e tretë me 17 fitore e 10 disfata
Rezultatet e xhiros së 27-të
Lyon-Villeurbanne – Panathinaikos 93 – 96
Partizan – Baskonia 86 – 73
Virtus Bologna – Olympiakos 70 – 92
Anadolu Efes – Alba Berlin 98 – 73
Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce 94 – 76
Real Madrid – Barcelona 96 – 91
Milano – Monaco 86 – 80
Paris – Bayern 93 – 88
Crvena zvezda – Zalgiris Kaunas 80 – 86
Shaban Sinani – TV Koha