Nga dita e sotme e deri më 2 mars në Budva të Malit Zi zhvillohet kampionati ballkanik i karatesë për seniorë dhe veteran. Ky kampionat ballkanik është i 27-ti me radhë dhe në te marrin pjesë 313 garues nga 12 shtete të Ballkanit.
Maqedonia e Veriut Nga Maqedonia e Veriut kan udhetuar krejt 30 garues ku do te garojnë në Kata individuale dhe ekipore si dhe lufta apo kumite.
Në mesin e reprezentuesve të vendit tonë është edhe anëtarja e klubit të karatesë FATI, Erdona Ziberi , e cila do të garonë në kategorinë +68 kg. Erdona në duelin e parë do të përballet me Zahrane Mariam e Malit Zi dhe nëse kualifikohet do të përballet me kampionen nga viti i kaluar kroaten Golombos Nikolina.
Trajneri i KK Fati dhe drejtor i reprezentacionit Arlind Huseini për garuesen e tij deklaroi:’’ Erdona është garuese që nuk le të rastit asgjë, e përgatitur maksimalisht dhe normal presim që me përvojën e saj si garuese që prezanton disa vite me radhe qytetin e Tetovës dhe shtetin kudo që organizohen gara ne nivel ndërkombëtare të prezantohet sa më mirë dhe sa më dinjitoze’’ .
Shaban SINANI – TV KOHA