Site icon Tetova Expres

NBA: Stephen Curry kreator i fitores së Warriors shënon 56 pikë

Tre fitore  të skuadrave  vendase  dhe dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve  të zhvilluara  në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që në fushën e tij mundësi 111-102 Minnesota, në një ndeshje me rivalitet. LeBron James me 33 pikë e 17 kërcime, Reaves me 23 pikë e Donçiq me 21 pikë.

Jashtë fushe triumfon edhe Golden State, që mundi 121-115 Orlando. Mbrëmje magjike për Stephan Curry, autor i 56 pikëve, me 12 gjuajtje të sakta nga distanca. Ekipi i Dallas, falë 25 pikëve të Kyrie Irving, mundi 103-96 Charlotte.

Milwaukee fitoi 121-112 ndeshjen ndaj Denver, dy ekipe pretendente për titull. Antetokounmpo me 28 pikë e 19 kërcime  ishte lider për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Jokic.

Rezultatet e sotme

Advertisement

Orlando – Golden State, 115-121

Milwaukee – Denver, 121-112

Dallas – Charlotte, 103-96

Phoenix – Nju Orleans, 116-124

Lakers – Minnesota, 111-102

Advertisement
Exit mobile version