Katër fitore tre ekipeve vendase dhe katër e atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Lideri në konferencën e Perëndimit, Oklahoma ka pësuar disfatë para tifozëve vendas në përballjen me ekipin Minnesota me rezultatin 128-131. Kosha shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Aleksandër Shai me 27pikë, 6 kërcime e 5 asiste. Edhe pas kësaj humbje në terrenin vendas ekipi i Oklahoma me 47 fitore e 11 disfata kryeson Perëndimin.
Jashtë fushe fiton Denver, që mundi ekipin Indiana me rezultatin 125-116 . Gordon me 25 pikë ishte më efikas te skuadra fituese. Fitore të thellë ka regjistruar ekipi i Çikagos në përballjen me Filadelfian me rezultatin 142-110
Ekipi i Detroit mundi Cliperrsin me rezultatin 106-97. Cunningham me 32 pikë ishte më efikas . Atlanta para tifozëve vendas shënon fitore të rëndësishme kundër Miami, me rezultatin 98-86 .
Konferencat i kryesojnë Oklahoma në Perëndim dhe Cleveland në Lindje
Rezultatet e sotme
Detroit – Clippers, 106-97
Indiana – Denver, 116-125
Philadelphia – Çikago, 110-142
Washington – Brooklyn, 107-99
Atlanta – Miami, 98-86
Oklahoma – Minnesota, 128-131
Utah Jazz – Portland, 112-114
Sacramento – Charlotte, 130-88
Shaban Sinani –TV Koha