Site icon Tetova Expres

Raportohet se SHBA dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e marrëveshjes për minerale

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje ekonomike kornizë, e cila përfshin qasjen amerikane tek mineralet e rralla në Ukrainë. Sipas burimeve të larta ukrainase, marrëveshja mund të ndodhë brenda kësaj jave. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mund të udhëtojë në Uashington për të diskutuar me presidentin Donald Trump. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar se Zelenskyy do të vizitonte Uashingtonin. Ai shtoi se “jam dakord nëse ai donte të nënshkruante ndonjë marrëveshje”. Kjo marrëveshje sipas zyrtarëve ukrainas pritet të sigurojë edhe mbështetje të mëtejshme ushtarake nga SHBA. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin garanci sigurie. Një zyrtar tha se të dy presidentët do të diskutonin për këtë çështje kur të takoheshin. Nga administrata amerikane ende nuk ka një reagim zyrtarë, por marrëveshja shihet si një hap kyç në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Exit mobile version