Site icon Tetova Expres

MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

E kuptojmë nervozën e binomit BDI-LSDM që vjen pas skandaleve të njëpasnjëshme që po dalin në shesh çdo ditë, dhe që po nxjerr në dritë skandelet dhe keq qeverisjen e tyre.

E kuptojmë këtë shqetësim në periudhë kur kjo Ministri dhe kjo Qeveri po zhvillon në pak muaj projekte me buxhete që binomi BDI-LSDM nuk i ka zhvilluar për shumë vite qeverisje të paaftë.

Qeverisja BDI-LSDM është sinonim i keqmenaxhimit të shtetit dhe korrupcionit masiv, që ka vështirësuar jetën e qytetarëve në çdo lëmi.

Edhe sot, LSDM me pres-konferencën e zhvilluar dëshmoi paaftësinë për të lexuar dhe kuptuar dokumente, njejtë siç nuk dinte të lexon nevojat e qytetarëve dekadën e kaluar të qeverisjes me BDI-në.

Imagjinoni, binomi LSDM-BDI që keqpërdori qindra miliona euro nga shteti në kohën e krizës COVID, krizës me inflacionin dhe krizës energjetike, binom i cili i dha liçenca 20 fabrikave të marihunës, qindra kazinove në çdo lagje, me zëvendëskryeministra në lista të zeza,  po tenton të krijojë temë nga një procedurë administrative, të cilën si praktikë e kishin instaluar vet LSDM-BDI, ndërsa ne tani po e menjanojmë.

Advertisement

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është transparente dhe e hapur, për çdo organ hetimor apo mjet të informimit që dëshiron të verifikojë gjendjen.

Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Inspektoratin e Mjedisit Jetësor po zbulojnë skandale të panumërta nga qeverisja e kaluar.

Exit mobile version