Site icon Tetova Expres

Mickoski paralajmëroi rekonstruksione të Spitalit Ushtarak “8 Shtatori” dhe aeroportit në Ohër, objekte me rëndësi jetike për qytetarët

Kujdesi i një qeverie ndaj qytetarëve të saj shihet në kapacitetet që do të ndërtojë dhe resurset që do të vë në dispozicion.

Me këtë konferencë për shtyp duam të shënojmë dhe të njoftojmë fillimin e rekonstruksionit të dy kapaciteteve jetike, për të cilat folësit e mëparshëm tashmë folën në detaje – Spitali i Qytetit “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pavle”.

Shëndetësia, duhet të theksoj, ishte një nga fushat më të neglizhuara, ku neglizhenca e vazhdueshme nga qeveria e kaluar çoi në degradimin e mëtejshëm të spitaleve dhe kapaciteteve tashmë të amortizuara. Këtu dua të shpreh mirënjohje për një pjesë të madhe të stafit të përkushtuar shëndetësor, i cili, edhe në kushte të tilla, vazhdoi të punojë me përkushtim dhe pavarësisht kushteve nën standard, dha maksimumin e tij.

Nuk do të përsëris atë që thanë folësit e mëparshëm për karakteristikat teknike të këtyre dy projekteve, për gjithçka që do të rinovohet, etj. Vetëm në fund dëshiroj të shpreh mirënjohje ndaj nënkryetarit të Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, si dhe drejtorit të Spitalit “8 Shtatori”, Dr. Sinisha Stojanovski, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre projekteve.

Në përgjithësi, këto janë investime dhe ndërhyrje të mëdha për objekte që kanë rëndësi thelbësore për shtetin tonë. Me përkushtim vazhdojmë të zgjidhim problemet, të krijojmë vlerë të shtuar dhe të luftojmë për një jetë më të mirë për qytetarët. Është e rëndësishme të dihet se duhet të ecim përpara dhe që Maqedonia të jetë përsëri e juaja.”

Advertisement
Exit mobile version