Site icon Tetova Expres

Mickoski ka besim te Izet Mexhiti, BDI-së i tha të dorëzojnë prova

Kjo ishte përgjigjja e Mickoskit në pyetjen e gazetarëve ta komentojë kumtesën e BDI-së ku ata shprehin dyshime për sistemimin e fondeve për projekte në kulturë, duke theksuar se Sarana Ademi, e cila është shef kabineti në partinë e Mexhitit, Lëvizja Demokratike, është emëruar anëtare e Komisionit për Veprimtari muzikore.

Kryeministri Mickoski në përgjigje tha se edhe me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i mjedisit Jetësor ka bashkëpunim të ngushtë.

“Absolutisht të gjithë ata që posedojnë prova për diçka të tillë për të cilën BDI pretendon u bëj thirrje, të gjithë e dinë numrin tim. Sot, nesër le të vijnë, nëse është e nevojshme do të largohem nga mbledhja për të parë ato prova dhe për t’ua dhënë autoriteteve që duhet të veprojnë. Përndryshe, më duhet të paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë të mbjellin farë, të merren me mjegullën, mjegullën që rëndohet me fjalën korrupsion, sepse ky ishte emri i tyre i dytë në të kaluarën, në të cilin atribut kryesor ishte Qendra Tregtare Soravia në Shkup, makinat Rolls-Rojs, ambientet afariste të familjes së nënkryetarit të atëhershëm dhe shef kabineti i zotëri Ahmetit e kështu me radhë”, theksoi Mickoski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Sipas kryeministrit për renditjen e skandaleve të BDI-së, mund të ketë një konferencë të tërë për media. Ai për BDI-në vlerësoi se “Frojd, sundon me nënndërgjegjen e tyre”, dhe theksoi se ka besim absolut në punën e zotëri Mexhitit.

Exit mobile version