Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SHUMË E FUQISHME PËR SILEKSIN

Dy fitore të ekipeve vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me 15 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 20 në Ligën e parë të futbollit vendor, Shkëndija me 43 pikë kryeson tabelën pra Rabotniçkit që ka 40 dhe Gostivarit me 39 pikë
Derbi në Tetovë mes dy skuadrave pretendente për kreun e tabelës Shkëndija dhe Sileksi që nisi me ndarjen e dy dhuratave nga ana e klubit kuqezi për dy legjendat e saj Ferhan Hasani për karrierën e tij të lavdishme pas vendimit për t’u tërhequr nga futbolli dhe Besart Ibraimin për arritjen historike të 150 golave me fanellën kuqezi!
Sa i përket ndeshjes nisi ashtu siç u ka hije dy skuadrave pretendente për kreun e tabelës. Shkëndija ishte superiore gjatë gjithë ndeshjes edhe pse të parët në epërsi kaluan mysafirët por gëzimi i tyre zgjati vetë pesë minuta, pasi Kërstevski barazoi me super gol që rrallë shihet në terrenet e futbollit, ndërsa në pjesën e dytë Ramadani, Ibraimi dhe Latifi në tërësi demoluan ekipin mysafirë të cilët në fundë të ndeshjes arritën që zbusin rezultatin në 4-2. Kjo fitore e kuqezinjve tetovar hapë rrugën drejt titullit të pestë kampion. Pas ndeshjs trajneri Jeton Beqiri deklaroi se nuk ishte i kënaqur me pjesën e parë dhe shumë i kënaqur me pjesën e dytë ku në shprehje erdhi cilësia
“Patjetër unë jam shumë i kënaqur në aspektin fizik me skuadrën krahasuar me sezonin vjeshtor dhe normalisht edhe cilësitë që kemi në skuadër dhe futbollistët që janë në panin janë futbollist të cilët janë shumë cilësorë. Konkurrenca është e madhe unë jam i kënaqur si ekipi punon, por duhet të tentojmë të përmirësohemi nga dita në ditë” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Derbi ndërmjet Besës së Dobërdoillit dhe Gostivarit u mbyll me barazim pa gola, edhe pse skuadra vendase pati dy raste të volitshme por portieri mysafir dhe fati nuk ishte në anën e tyre. Por vendasit ankohen se u janë mohuar edhe dy penaltia për çka zyrtarisht kanë reaguar ku mes tjerash thuhet “Nëse edhe në ndeshjen e radhës përballemi me të njëjtin trajtim të padrejtë dhe referim tendencioz, presidentët e klubit do të tërhiqen nga garat e metutjeshme!”
Fitore të rëndësishme sot ka regjistruar edhe Shkupi në transfertën me AP Brera në Strumicë me rezultatin 2-1, Rabotniçki mori fitore minimale 1:0 nga Voska Sport me. Pelisteri ka befasuar ekipin e Tikveshit në Kavadar duke e mundur 2-1. Të shtunë Struga Trim Lum u befasua nga Vardari duke humbur 0-2, për çka pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme , Pas javës së 20-të Shkëndija kryeson me 43 pikë, pasojnë Rabotniçki me 40, Gostivari 39. Sileksi 38, Struga Trim Lum 32 pikë .
Rezultatet: Shkëndija – Sileksi 4-2, Besa – Gostivari 0-0, Rabotniçki – Voska Sport 1-0, AP Brera – Shkupi 1-2, Tikveshi – Pelisteri 1-0, Struga Trim Lum – Vardari 0-2
TABELA: 1. Shkëndija 43 pikë, 2.Rabotniçki 40, 3.Gostivari 39, 4.Sileksi 38, 5.Struga Trim Lum 32, 6. Shkupi 28, 7.Pelisteri 23, 8.AP Brera 20, 9.Vardari 16, 10. Tikveshi 15, 11.Voska Sport 15 dhe 12. Besa e Dobërdollit 14 pikë

Në xhiron e 21-të, më 2 mars në ora 14:00, takohen: Gostivari – Rabotniçki, Shkëndija – Tikveshi, Vardari – Besa, Shkupi – Pelisteri, Sileksi – Struga Trim Lum dhe Voska Sport – AP Brera

Shaban Sinani – TV Koha

 

Advertisement
Exit mobile version