Site icon Tetova Expres

Kush është Shaban Sallmani, i propozuari për Zëvendës Drejtor në Byronë për Siguri Publike në MPB?

Shaban Sallmani nga Gostivari është emri i propozuar për postin e Zëvendës Drejtorit në Byronë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Ai ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në sektorin e sigurisë, duke shërbyer për më shumë se dy dekada në pozita të ndryshme brenda MPB-së.

Përvoja profesionale:
• Gjatë krizës së Kosovës (1999-2000), ka punuar me organizatat ndërkombëtare “Action Against Hunger” dhe “Oxfam GB” si asistent programi.
• Ka bashkëpunuar me OSBE-në në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002.
• Ka qenë profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar (2004-2005).
• Prej vitit 2007 e deri më sot, ka mbajtur pozita të rëndësishme në MPB, duke përfshirë:
• Inspektor për të huajt dhe kalimet kufitare (2006-2008).
• Kryeshef i administratës në SPB Tetovë (2008).
• Shef ndërrimi në Stacionin Policor Gostivar (2008-2015).
• Udhëheqës sektori në Departamentin Policor Gallatë (2015-2018).
• Inspektor i lartë në Departamentin e tregtisë së paligjshme të drogës (2018-2022, 2023-aktualisht).
• Inspektor i lartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe serioz në MPB (2022-2023).

Kualifikimet dhe aftësitë:
Shaban Sallmani është njohës i gjuhës angleze dhe gjermane. Ai ka ndjekur shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe trajnime me DEA-n amerikane. Përveç kësaj, ai është trajner kombëtar për trajnimin e zyrtarëve policorë në MPB.

Me këtë përvojë të gjerë, emërimi i tij në krye të Byrosë për Siguri Publike shihet si një lëvizje për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike në vend.

Exit mobile version