“Wzzair” nga 9 marsi do të anulojë linjën Shkup–Budapest, pa një shpjegim zyrtar nëse do ta rikthejë në tetor. Në faqen e rezervimeve nuk mund të blihen më bileta për kryeqytetin e Hungarisë.
Kjo është linja e shtatë e anuluar në vitin e fundit, pas Salcburgut, Bremenit, Këlnit, Kopenhagës, Stokholmit-Skavsta dhe Luksemburgut.
Në vitin 2023, “Wizzair” mori subvencione për fluturime për në Lubjanë, Salcburg, Luksemburg dhe Shtutgart, por vetëm linja Shkup–Lubjanë mbeti aktive. Për njoftimin e ri të qeverisë për subvencione, kompania mori mbështetje për Lionin, Barcelonën dhe Shtutgartin, me detyrimin për t’i mbajtur ato për tre vjet.
Politika e re qeveritare subvencionon destinacionet në vend të linjave ajrore, për të zvogëluar varësinë nga “Wizzair”, e cila kontrollon 50-60% të trafikut ajror të Maqedonisë. Kompania ka katër avionë “A320” në Shkup, një më pak se më parë, çka tregon një ulje të gradualshme të kapacitetit.