Moti sot në mëngjes do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, në disa vende përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 8 gradë.
Në Shkup sot në mëngjes moti do të jetë kryesisht i vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të bie deri -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, ndërsa rritje të vogël të vranësirave do të ketë gjatë fundjavës.