Mali i Zi ndalon përdorim e celularëve në të gjitha shkollat Në ditët në vijim siç tha ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Inovacionit në bashkëpunim me shkollat do të krijojë parakushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të vendimit të miratuar.
Me iniciativën e ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Inovacionit, këshillat shkollorë të shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi kanë marrë vendim për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë orëve të mësimit, me përjashtim të rasteve kur përdorimi i tyre nga mësuesi lëndor parashikohet si mjet mësimor për zbatimin e njësive të caktuara mësimore përmes përgatitjes ditore.
Në vendim parashikohen edhe rrethana të veçanta (emergjenca, arsye shëndetësore etj.), në të cilat nxënësit, me miratimin e mësuesit të lëndës ose të administratës së shkollës, mund ta përdorin celularin. Në ditët në vijim siç tha ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Inovacionit në bashkëpunim me shkollat do të krijojë parakushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të vendimit të miratuar.
“Praktika krahasuese në një sërë vendesh ka treguar se heqja e telefonave celularë në shkolla gjeneron efekte pozitive në rezultatet e arritura nga nxënësit në procesin arsimor, ndaj është mjaft e pritshme dhe e regjistruar që ka një rritje të numrit të vendeve që, përgjithësisht ose brenda institucioneve arsimore individuale, vendosin forma të ndryshme të ndalimit të pjesshëm ose të plotë të përdorimit të celularëve në shkolla”, thotë ministria.
Gjithashtu, ministria njoftoi se në Mal të Zi ka shkolla që tashmë kanë miratuar rregullore që ndalojnë përdorimin e celularëve gjatë mësimit dhe efektet pozitive të këtij vendimi janë konfirmuar si nga mësuesit dhe prindërit, ashtu edhe nga vetë nxënësit.